U dëmtua ndaj Polonisë, titullari i Argjentinës në dyshim për Australinë

01/12/2022 18:45

Argjentina mposhti 2-0 Poloninë dhe e mbylli grupin C në vend të parë me gjashtë pikë.

Kombëtarja albiceleste do të sfidojë Australinë për një biletë në çerekfinalet e Katar 2022, përballje që do të zhvillohet të shtunën e 3 dhjetorit (20:00).

Angel Di Maria pësoi një dëmtim në takimin ndaj Polonisë dhe u zëvendësua në minutën e 59’, duke i lënë vendin mesfushorit Leandro Paredes, shokut të tij te Juventusi. “Veterani” argjentinas i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore.

Di Maria ka pësuar një tërheqje në kofshën e këmbës së majtë dhe është në dyshim për sfidën ndaj Australisë. Stafi mjekësor i kombëtares latine, po bën maksimumin të rikuperojë në kohë rekord 34-vjeçarin.

Nëse nuk ia del të luajë në duelin e së shtunës, sulmuesi i djathtë shpreson që shokët e tij të arrijnë një fitore dhe të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës.

Top Channel