Befason titullari i Spanjës: Kurrë nuk i di oraret e ndeshjeve, s’më plas fare!

01/12/2022 19:53

Aymeric Laporte i ka nisur si titullar dy takimet e para në grup me Spanjën në Botërorin e Katarit.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, i cili është pjesë e Manchester City prej janarit të vitit 2018, ka befasuar me prononcimin për The Guardian.

“Nuk jam i fiksuar pas futbollit, nuk më pëlqen të shoh ndeshje. Kur luaj me Manchester City, unë kurrë nuk e di orarin e fillimit të ndeshjes! Zakonisht, miqtë dhe të afërmit e mi më telefonojnë përpara ndonjë ndeshje dhe më pyesin se kur fillon sfida.

Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë: ‘Nuk e di, nuk ia kam fare idenë se kur nis ndeshja… ’”, deklaroi Laporte, autor i 18 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren iberike.

Laporta ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë Kombëtaret e moshave të Francës, por në qershorin e vitit të kaluar vendosi të hiqte dorë nga “Gjelat” për të veshur fanellën e Spanjës./ Super Sport

Top Channel