Shqipëria “vend i sigurt” në listën e Britanisë, Braverman: Azilkërkuesit do të deportohen më shpejt

29/11/2022 09:11

Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të konsideruara “të sigurta” nga Ministria e Brendshme do të deportohen më shpejt sipas planeve të reja të qeverisë britanike.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman në listën e vendeve të sigurta,  ku të ardhurit nga ato vende nuk lejohet të kërkojnë azil, ka përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka një rritje të madhe të numrit të qytetarëve që lëvizin drejt Britanisë së madhe.

Shqiptarët përbëjnë 12,000 nga 43,000 persona që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Qeveria do të ringjallë një politikë të re laburiste e cila vendos vendet e sigurta në listën e bardhë dhe trajton kërkesat për azil prej tyre brenda 20 ditëve, raporton The Times .

Lista ekziston, por nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore.

Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.

Kërkesat për azil nga vendet e “listës së badhë” do të konsideroheshin ‘të pabaza”, vetëm nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre.

Planet janë pjesë e përpjekjeve të sekretares  Braverman për të ulur numrin e njerëzve që kalojnë kanalin me varka të vogla.

Ndryshimi do të thjeshtonte gjithashtu procesin e kërkesave të qeverisë për azil, ku një kërkesë zakonisht zgjat më shumë se një vit.

Kujtojmë se Braverman i quajti “pushtues”, azilkërkuesit shqiptarë, ndërsa u përball me protesta në Londër dhe kritika nga politikanët shqiptarë, të cilët kundërshtuan deklaratat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA