Nderimet e bëra ndaj Mlladiçit, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë: Fyerje ndaj viktimave 23/09 10:20
Rusia sulmoi një anije tregtare që mbante flamurin e Antiguas dhe Barbudës në Detin e Zi gjatë natës, duke shkaktuar vdekjen e kapitenit të saj, njoftoi shërbimi portual i Ukrainës.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi shkaktoi një zjarr në bord, i cili më pas u shua. Ekuipazhi i anijes u evakuua pas incidentit.
Shërbimi portual i Ukrainës bëri të ditur përmes Telegramit se anija tregtare u godit gjatë natës në Detin e Zi, ndërsa rrethanat e plota të sulmit dhe dëmet e shkaktuara vijojnë të vlerësohen.
Kapiteni i anijes humbi jetën si pasojë e sulmit, ndërsa pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan.
Top Channel