Masakër në Afrikën e Jugut, tre të armatosur sulmojnë banesën, 11 të vrarë

23/09/2026 09:16

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri në një shtëpi pranë qytetit të Durbanit, në Afrikën e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen KwaMakhutha, ku tre persona të armatosur kanë sulmuar një banesë në të cilën ndodheshin 14 persona, 13 burra dhe një grua shtatzënë, të cilët po festonin.

Sipas policisë, dhjetë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë. Pas të shtënat, autorët i vunë flakën makinës së njërës prej viktimave dhe u arratisën.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe nuk përjashtojnë mundësinë e një konflikti mes grupeve rivale, pasi dyshohet se disa nga viktimat ishin nën vëzhgim për aktivitete të paligjshme.

Afrika e Jugut regjistron një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë, me një mesatare prej më shumë se 60 vdekjesh në ditë.

Top Channel