18/11 16:36
Sulmuesi i Spanjës Alvaro Morata ka zbuluar se në momentet e tij më të vështira Luis Enrique ishte ndër të vetmit që besuan te ai dhe që e mbështetën.
Në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle, lojtari i Atletico Madrid theksoi se tashmë ai ndjen që duhet t’i kthejë besimin trajnerit të përfaqësueses së vendit të tij.
“Luis Enrique më besoi në momentet më të vështira, jo vetëm në karrierën time, por edhe në jetën time personale. Ndjeja se kisha një vend të tërë kundër meje, ishte një situatë shumë e vështirë dhe ai më mbrojti kundër të gjithëve. E vetmja gjë që unë po përpiqem të bëj është t’i kthej atij besimin dhe gjithçka që ai ka bërë për mua”, deklaroi Morata./ Super Sport
Top Channel