28/12 16:11
Napoli ka bërë një pjesë të parë perfekte të sezonit në Serinë A, pasi ka grumbulluar 41 pikë në 15 ndeshjet e para, duke mos provuar ende shijen e humbjes, megjithatë ndërprerja e kampionatit ka sjellë shqetësim.
Të gjithë kanë dyshime nëse skuadra do të vijojë me të njëjtën ecuri në janar, teksa ish-portieri i Romës, Julio Sergio ka shtuar shqetësimin e napolitanëve.
“Spalletti është një trajner shumë i mirë, që u merr maksimumin lojtarëve. Ndërprerja erdhi në momentin e gabuar për Napolin, pasi nuk e di a do të rikthehen në të njëjtin nivel. Ne me Spallettin vuanim gjithmonë në muajt e dimrit dhe linim shumë pikë. Edhe te Interi, dimri ka qenë i ashpër për të”, deklaroi braziliani.
Top Channel