Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë
Futbollisti argjentinas Mauro Icardi dhe modelja Wanda Nara kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë rikthyer së bashku.
“Nuk ishte ferma e jetës sime, ishte jeta ime e shndërruar në një grua. Edhe përrallat e Disneyt i kanë sezonet e dyta. Të dua Wanda”, ka shkruar Icardi në Instagram së bashku më disa foto të cilat konfirmojnë rikthimin e tyre.
Megjithatë, shumë fansa kanë reaguar ashpër për këtë ribashkim duke e cilësuar si qësharake dhe kanë paralajmëruar sulmuesin e Galatasarayt se po bën një gabim.
“Nxirr një seri në Netflix, të betohem se i shoh të gjitha”, shkruan dikush. “Më shumë se një film romantik, ata janë një film horror”, shkruan dikush tjetër.
Top Channel