Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Manchester United.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi “Djajve të Kuq” në një reagim në faqen zyrtare ku bën me dije se portugezi nuk është më pjesë e tyre.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United, pasi palët kanë rënë dakord për këtë vendim. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij vetëm të mira në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për sa më shumë suksese në fushë”, shkruan klubi i United./ Super Sport

Top Channel