I ndëshkoi në Champions, Milani piketon pasardhësin e Rafael Leaos

18/11/2022 17:19

Tifozët e Milanit po presin me padurim rinovimin me Rafael Leaon, yllin e skuadrës.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe kanë piketuar zëvendësuesin e portugezit nëse nuk arrihet gjuha e përbashkët për rinovimin.

GDS shkruan se në listën e dëshirave të kuqezinjve është Noah Okafor, sulmuesi zviceran i Salzburgut, i cili u përballë dy herë në Champions League ndaj skuadrës së Stefano Piolit, duke gjetur rrugën e rrjetës në barazimin 1-1 në takimin e luajtur në Austri.

22-vjeçari numëron 9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren helvete, ndërkohë që këtë sezon ka realizuar 10 gola në total në gjithë kompeticionet. Okaford vlerësohet rreth 35 milionë euro, shumë që Milani nuk do e ketë problem ta paguajë nëse shet Leaon.

Për yllin e Salzburgut ka interesim edhe nga Premier League, kampionat ku pëlqehet shumë nga klube si Arsenali, Chelsea dhe West Ham.

Top Channel