“Do i kalojë nëse vazhdon kështu”, Totti zgjedh pasardhësin e Messit dhe Ronaldos

18/11/2022 11:41

Në një prononcim për Sky Sport nga Dubai, Francesco Totti, legjenda e Romës dhe futbollit italian, është ndalur te Erling Haaland, i cili po thyen rekorde vit pas viti me golat e tij të shumtë.

Erling është mbrsëlënës, pastaj nuk duket kaq i ri (22).

Ai u shpreh në nivele të larta me Dortmundin. E njëjta gjë po ndodh edhe te Manchester City, aty ku ka një ekip që e bën të dhurojë performancat më të mira. Por po flasim për një futbollist të pabesueshëm, sepse i kthen në gola të gjithë rastet.

Nëse ai vazhdon kështu, unë mendoj se do të bëjë më mirë se Messi dhe Ronaldo, pasi statistikat e tij janë thjesht të çmendura”, deklaroi kapiteni i përjetshëm i Romës.

Top Channel