Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për trafikantët e njerëzve, tha të enjten një zëdhënëse e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pas deklaratave të forta të kryeministri Edi Rama.

Rama kritikoi komentet e ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po shënjestronte  shqiptarët “si shkak i krimit në Britani dhe problemeve kufitare”.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.

“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të trafikanëtëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë“, shtoi ajo.

Rama reagoi sërish ndërsa ishte pjesë e Samitit të Berlinit, ku tha se të shënjestrosh një komunitet nuk tingëllon shumë britanike, por si britmë nga një çmendinë, duke theksuar se shqiptarët në Britani nuk janë me miliona atje, por 140 mijë.

Ai argumentoi se janë 1200 drejtues biznesesh shqiptarë në Britani, akademikë të respektuar dhe sa i përket kriminelëve në burgjet britanike shifrat flasin për më pak se sa 1%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA