Aurona Pelaj, infermierja që ka dhunuar barbarisht një grua në moshë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, është pezulluar nga puna.
Masa disiplinore e marrë ndaj saj dhe kolegeve të cilat e filmonin në vend se ta ndalonin, erdhi pas videos së rëndë të publikuar në rrjet, ku shihet një e moshuar që dhunohet me shuplaka në fytyrë dhe goditje në bark.
“U pezulluan nga puna; A.P., A.R., R.K., G.N.”, thuhet në vendimin e nxjerrë nga shtëpia private e të moshuarve në Pejë.
Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private.
Ndërsa ç’ka e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti se ndërsa një prej punonjëseve ushtron dhunë, koleget e filmojnë e qeshin me të moshuarën e cila shpërthen në lot dhe nuk mund të mbrohej dot, pavarësisht se po përpiqej.
Prokuroria Themelore e Pejës, sakaq, njofton se kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.
“Janë arrestuar dy persona lidhur me rastin. Është arrestuar personi që e godet të moshuarën dhe punëtorja kryesore e Shtëpisë së të moshuarve.” thuhet nga organi i akuzës në Kosovë.
Top Channel