“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”/ Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin: Ishulli nuk do të shitet, Zvërneci është pronë private
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen, si dhe për ndikimin e teknologjisë dhe profileve jo reale në nxitjen e narrativave të caktuara në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të podcastit të tij, Rama tha se reagimet dhe pakënaqësitë e qytetarëve e kanë shtyrë të analizojë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare dhe rritjen e pritshmërive ndaj qeverisjes.
“Në fakt, m’u bë gjithmonë e më interesante ajo pasqyrë për të kuptuar çfarë është. Besoj se aty fillon një provë e vërtetë për një lider, drejtues, mes asaj të cilës nuk i shpëton kush, sidomos, në mënyrë të veçantë në fazën e ndërmjetme, për të pasur krenari ose të drejtë, dhe kurajë për të pranuar që, ore, edhe mund të ketë të drejtë ai që të sfidon”, tha Rama.
Kryeministri u ndal më pas te deklarata e bërë pas nisjes së protestave në kryeqytet, kur kishte thënë se kishte menduar edhe dorëheqjen.
“Dorëheqja, mbase vjen momenti për ta shpjeguar”, tha Rama, duke sjellë si shembull rastin e një kryetari bashkie që, pavarësisht investimeve të realizuara për një komunitet, ishte përballur me pakënaqësinë e banorëve.
Sipas Ramës, kjo nuk duhet parë domosdoshmërisht si mosmirënjohje, por si pasojë e ndryshimit të pritshmërive të qytetarëve.
“Sa më shumë vendi ecën, aq më shumë qytetari është i prirur të thotë ‘po kjo tjetra?’. Deri dje ishte një kohë në Shqipëri kur votat fitoheshin me çakull. Hidhnin çakull në një lagje dhe njerëzit hidhnin votën, ata e shprehnin mirënjohjen me votë. Kam përjetuar gjatë kohën që një rrugë, shkollë e ndërtuar, sistem ndriçimi, shoqërohej me duartrokitje e buzëqeshje të mëdha. S’është më”, u shpreh kryeministri.
Rama pranoi se fillimisht nuk e kishte kuptuar këtë ndryshim.
“Jo, nuk e prisja, nuk e kuptova menjëherë. M’u desh të filloj të ndjek shenjat, të analizoj dhe ka pasur disa momente që më kanë ndihmuar shumë për të kuptuar”, tha ai.
Këtë fazë kryeministri e cilësoi si “revolucioni i pritshmërive të larta”, duke argumentuar se përmirësimi i një shërbimi sjell automatikisht kërkesa të reja nga qytetarët.
“Është një ndryshim i stinës së Shqipërisë”, tha Rama. “Quhet revolucioni i pritshmërive të larta. Një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon merr 14 orë ujë në ditë, do 24 orë.”
Në një tjetër pjesë të intervistës, Rama foli edhe për ndikimin e teknologjisë dhe llogarive jo reale në krijimin dhe përhapjen e narrativave në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit që ka shoqëruar projektin e investimit në Sazan.
Sipas kryeministrit, ekzistojnë profile të krijuara artificialisht që marrin pamjen e përdoruesve realë dhe përdoren për t’u dhënë zë narrativave të ndryshme.
“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, deklaroi Rama.
Duke folur për narrativat që, sipas tij, janë ngritur rreth investimit dhe lidhjes së tij me Izraelin, kryeministri tha se ato janë nxitur nga një “ushtri” llogarish jo reale.
Rama tha se bëhet fjalë për një realitet të ri, ku profile të krijuara artificialisht mund të marrin pamjen e përdoruesve realë dhe të përdoren për të amplifikuar narrativa të caktuara.
Sipas kryeministrit, këto llogari janë të vështira për t’u identifikuar edhe nga platformat e mëdha të rrjeteve sociale.
“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, tha Rama.
Duke folur konkretisht për narrativat që, sipas tij, janë ngritur rreth investimit dhe lidhjes së tij me Izraelin, Rama i cilësoi ato si të krijuara dhe të nxitura nga një “ushtri” profilesh jo reale.
“Ata i japin zë narrativave të ndryshme. Cfarë lidhje kishte kjo me marrëdhënien me Izraelin. Pra ishte narrativë e nxitur nga kjo ushtri ushgtarësh jo real, të rritur në laboratorët e teknologjisë sepse rriten, marrin pamje, jetë formë dhe nuk i njeh a janë real apo jo. Ne kemi krijuar mbrojtjen kibernetike nga halli sepse u ndodhëm përballë një sulmi nga Irani. Nuk ja dolëm të mbrohemi dhe pamë që duhet të forcohemi në këtë aspekt. Ne kemi sot një teknologji të mbrojtjes kibernetike që është top of the top, ndaj dhe kemi edhe shumë kapacitete identifikuese për ndërhyrjet e huaja. Kemi mësuar që përpara së të atribuojmë sulmin, ta bëjmë këtë duke u siguruar për të vërtetën”, tha Rama
Top Channel