Administrativja zhbllokoi pagat, ironizon Rama: Shqiptarët do u falnin gjysëm rroge gjykatësve, po të kishin të njëjtin standard për hallet e tyre
Një i ri ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, ngjarja ka ndodhur te Kolaudimi i automjeteve në Shkozet, pas një sherri për motive banale. I plagosuri, në pjesën e kofshës, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr mjekim.
Burime nga policia bënë të ditur për TCH se është identifikuar personi i dyshuar si autor dhe po punohet për kapjen e tij.
Nga informacionet e para rezulton se i plagosur ka mbetur i riu Ardit Zyberaj që kishte shkuar për kontrollin teknik të mjetit. Në radhë për të kryer kontrollin mësohet se është konfliktuar me një nga personat e agjencive që ofrojnë siguracion për automjetet në Shkozet. Dyshohet se ai e ka qëlluar me një kaçavidë dhe më pas është larguar.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të plagosjes.
Top Channel