“Trofeu Gilman Bakalli” për të 4-tin vit me radhë mblodhi miq dhe të apasionuar të sportit nga të gjitha trevat shqipfolëse në garat e çiklizmit malor. Një aktivitet që vjen si homazh për Gilman Bakallin, një ndër iniciatorët e këtij sporti në vendin tonë.

Ai ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malore të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë dhe sot ky pasion është kthyer në një sport promovues.

Pedagogu dhe publicisti Gilman Bakalli ndërroi jetë 6 vite me parë nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte edhe deputet i Partisë Demokratike ku mbahet mend për përplasjet e forta dhe kundërshtimet politike që shfaqi hapur ndaj lidërve të tij demokrat.

Top Channel