Kishte qëlluar me armë zjarri, arrestohet 32-vjeçari/ Në banesë iu gjetën kallashnikov dhe pistoletë pa leje (Emri)

29/10/2022 15:30

Një 32-vjeçar është vënë në pranga, pasi mbante armë pa leje, me të cilat kishte qëlluar disa herë në ajër.

Alfred Paci, banues në fshatin Spiten të Lezhës, mbante kallashnikov dhe pistoletë në banesën e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Spiten”, policia ka gjetur dhe sekuestruar armët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Njoftimi policisë: 

Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA