Ndodh në Itali/ Trajneri “zhvesh” kostumin dhe kthehet në ultras, por ka një arsye speciale

18/10/2022 21:00

Roli i trajnerit imponon një qëndrim serioz dhe shumë diplomatik, megjithatë jo të gjithë teknikët janë të “gatuar” njësoj.

Madje, shumë i veçantë është numri një i Ternanës në Serinë B italiane, Cristiano Lucarelli. Ky i fundit, “zhveshi” kostumin e trajnerit dhe pasditen e së dielës u shndërrua në një ultras të vërtetë duke udhëhequr tifozerinë e Citta di Castello në sfidën ndaj Livornos në Serinë D italiane.

Lucarelli kishte edhe një arsye të veçantë për të bërë tifozllëk për Citta di Castello, duke qenë se në këtë skuadër aktivizohet edhe djali i tij. Për fat ishte një pasdite triumfuese ajo e së dielës për teknikun Lucarelli dhe djalin e tij, të cilët mposhtën me rezultain 2-1 Livornon ndërsa shpresojnë të ngjiten në Serie C.

Nga ana tjetër, tashmë Lucarelli mund të fokusohet lehtësisht tek Ternana e cila është në një formë të shkëlqyer në Serie B teksa udhëheq kampionatin dhe është një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA