Protestë për naftën kundër artit/ Aktivistët hedhin supë me domate mbi një vepër të Van Gogh

14/10/2022 15:30

Aktivistët e “Just Stop Oil” hodhën supë domateje në tablonë Sunflowers të Van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës.

Kishte gulçime, ulërima dhe një britmë “O Zot!” në dhomën 43 të galerisë, ndërsa dy të reja mbështetëse  të grupit hodhën lëngun e supës mbi pikturën, e cila mbrohet me xham, pak pas orës 11:00.

Ata hoqën xhaketat për të zbuluar bluzat “Just Stop Oil” përpara se të ngjiteshin në mur nën veprën e artit, e cila është një nga thesaret më të rëndësishme të Galerisë Kombëtare.

“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta?” tha një nga aktivistët. “A vlen më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësi? Jeni më shumë i shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo për mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë?

“Kriza e kostos së jetesës është pjesë e kostos së krizës së naftës, karburanti është i papërballueshëm për miliona familje të ftohta dhe të uritura. Ata nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë.”

Më pas, stafi i Galerisë Kombëtare ka pastruar shpejt dhomën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA