Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Sherjana dhe Kristi, çifti i parë shqiptar që garoi në një kampionat bodybuilding.
Sherjana u shpall kampione absolute në kategorinë bikini fitness, ndërsa Kristi arriti të shpallej nënkampion i Shqipërisë në kategorinë e “bodybulding” klasik.
Të pyetur nga Bieta, ata treguan sesi ishin njohur në palestër 5 vite më parë.
“Unë doja një vajzë që merrej me sport njësoj si unë, një vajzë tip çuni”, u shpreh ndër të tjera Kristi, i cili pohoi se në fillim të dy ishin shumë kryeneçë.
Sherjana rrëfeu se në fakt ishte ajo që hodhi hapin e parë kur u ndje “e kërcënuar” nga shumë vajza të tjera që flirtonin me Kristin në palestër.
Çifti u sfidua nga Bieta me disa pyetje ngacmuese, një loje që pati dënime dhe një puthje në buzë si shpërblim.
Top Channel