Një muaj nga sulmi i 9 shtatorit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit dhe ministrisë së brendshme, nuk ka ende një bilanc të përafërt se në çfarë përmase është dëmi i shkaktuar ndaj sekreteve dhe hetimeve kriminale të policisë.

Kur ekspertët e huaj të thirrur për ndihmë mbas hakerimit, po kryejnë riformatimet deri dhe në komisariate, numri një i policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku qetëson vartësit e tij duke këmbëngulur se Memex dhe Deepse nuk është marrë nga hakerat.

Veçanërisht për policinë kriminale dhe departamentin e krimeve të rënda , kjo do të thotë mos ekspozim i të dhënave më të sensitive ndaj personave të dyshuar dhe nën ndjekje hetimore

Edhe publikimi me emrat e gati 7 mijë policëve sipas drejtorit të përgjithshëm , nuk përbën rrezikshmëri dhe as sekret.

Aktualisht prokuroria e Tiranës i ka bashkuar të dyja sulmet edhe ndaj AKSH  dhe ndaj policisë në një të vetme dhe po heton për katër vepra penale.

Akuza njoftoi një ditë më parë se kërkoi ndihmën juridike nga Rusia, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar, megjithëse eksperienca ka treguar që letërporositë vonohen në kufijtë e harresës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA