Modelja Heidi Klum dhe vajza e saj 18-vjeçare, Leni kanë pozuar me të brendshme për fushatën e re të markës Intimissimi.

Fushata u projektua nga stilisti gjerman, Thomas Hayo, ndërsa linja e re e të brendshmeve Intimissimi ka dalë këtë javë në shitje.

Babai biologjik i Lenas është biznesmeni Flavio Briatore. Megjithatë, këngëtari Seal e adoptoi ligjërisht pasi u martua me Heidin në vitin 2009.

Leni së fundmi ka vendosur të merret me modë dhe të ndjekë hapat e nënës së saj.

Ajo së fundmi ka marrë pjesë në kopertinat e Vogue dhe Glamour për tregun gjerman, ndërsa javën e kaluar u shfaq në Javën e Modës në Milano.

“Fatkeqësisht, vajza ime do të shpërngulet së shpejti. Sigurisht që jam e trishtuar, por në të njëjtën kohë jam shumë krenare për të që ka pasur guximin për të realizuar ëndrrën e saj. Ajo hyri në kolegj në New York. Po kalon mirë në këtë qytet, sepse ne e kemi xhiruar atje për një kohë të gjatë ‘Project Runway’”, ka deklaruar Heidi gjatë një interviste për Entertainment Tonight.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA