![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/skynews-jannik-sinner-australian-open_6829317_hd-800x450.jpg)
15/02 19:25
Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Butrintit e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, nuk do të zhvillohet.
Klubi sarandiot nuk ka mundur të udhëtojë për në kryeqytet si pasojë e mungesës së lojtarëve, ndërsa një tjetër justifikim është edhe distanca ku duket se buxheti për të përballuar një transfertë të tillë mungon.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Sarandë ndaj Butrintit, Dinamo fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 falë golit të Diogo Da Silva. Në këtë formë, Dinamo kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës aty ku pret fituesen e çiftit Kastrioti-Vora.
Top Channel