Vijon ngjitja e Lautaro Martinez në historinë e kombëtares argjentinase.

Sulmuesi i Interit ishte protagonist në fitoren 7-0 të Argjentinës në miqësoren me Burkina Faso duke shënuar golin e avantazhit duke dërguar në rrjetë një top të kthyer nga portieri pas një penalltie dhe duke dhënë asist te Gianluca Prestianni përpara se të linte fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Lautaro Martinez shënoi me fanellën Albiceleste pas asaj ndaj Bolivisë e fituar 4-0 me sulmuesin që arrin në kuotën e 42 golave të shënuar me kombëtaren duke barazuar Sergio Aguero në vendin e tretë në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e skuadrës përfaqësuese të Argjentinës.

Me rekordin absolut të Lionel Messit me 125 gola të shënuar që është shumë larg, tani në shënjestrën e kapitenit të Interit vihet Gabriel Batistuta që është në kuotën e 54 golave.

Top Channel