Marka luksoze e modës Balenciaga prezantoi një koleksion të ri për verën e vitit të ardhshëm në Javën e Modës në Paris, por kësaj radhe surprizoi publikun edhe me skenografinë e krijuar.

Të gjithë jemi mësuar me shfaqje magjepsëse, në godina madhështore të dekoruar deri në detaje.

Megjithatë, drejtoresha krijuese e Balenciaga-s, Demna Gvasalia, i çoi në një vend pak më ndryshe të ftuarit, kësaj radhe në një ambient me baltë dhe pellgje.

Lidhur me këtë risi, Demna tha për mediat se:

“Shfaqja i referohet një metafore për kërkimin e të vërtetës, si dhe të qenit më afër, në tokë“.

Për paraqitjen e kësaj skenografie është përgjegjës artisti Santiago Siera, ndërsa sfilatën e hapi reperi Kanye West. Në pasarelë kishte modele që ecnin shumë çuditshëm, shumë prej tyre dukeshin si zombi.


Sfilata u dominua nga krijimet e çuditshme, shumë bluza, xhaketa, ngjyra të ndezura si rozë dhe e kuqja dhe sigurisht mbizotëronte e zeza.

Balenciaga njihet si për cilësinë e prodhimeve të saj, ashtu edhe për dizajnet e veçanta. Kësaj radhe koleksioni i ri ka shkaktuar sërish shumë bujë në rrjete sociale dhe kudo ku është përhapur.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA