Meta jashtë kongresit të Partisë Socialiste Europiane? Rakipllari: Mund të jetë lobim nga Rama! Minxhozi: Do ishte e rëndë nëse…

06/10/2022 21:24

Në studion e Top Story mbrëmjen e sotme u diskutua lajmi se Partia Socialiste Evropiane nuk dëshiron të kishte Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dhe 15 tetor.

Analisti Rakipllari tha se Partia e Lirisë në fakt nuk ishte e interesuar të ishte në atë kongres, por nëse ka kërkuar të shkojë dhe Partia Socialiste Europiane e ka refuzuar, atëherë kjo do të ishte e rëndë.

Rakipllari tha se pozicioni dhe ideologjia e partisë së Metës është e paqartë, por sipas tij ekziston mundësia që mund të jetë lobim i PS refuzimi i Metës në kongres

Partia e Lirisë tha se nuk ishte e interesuar të ishte. Nëse Meta ka kërkuar të shkojë dhe është refuzuar, kjo është re rëndë pastaj. Fakti është ky. Identiteti dhe ideologjia e  PL sot është i paqartë, është e majtë apo e paqartë. Edhe një lobim i PS për një sulm ndaj Metës është i qarrtë. Sa u bë kryetar i PL, dolën dosjet. Kemi një shqetësim të maxhorancës për rikthimin e Metës në politikë, shqetësim më duket. Nëse Meta nuk ka kërkuar të ishte atje, domethënë është e lobuar”– tha Rakipllari.

Nga ana tjetër, gazetari Skënder Minxhozi tha se do ishte më e rëndë nëse nuk do kishte interes nga Partia e Lirisë për të marrë pjesë në atë kongres. Ai tha se Meta duhet të pozicionet në politikë dhe të mos devijojë duke u bashkuar njëherë me Berishën pastaj me Ramën siç ka ndodhur në vitet e shkuara.

Do e konsideroja më të rëndë nëse nuk kishte interes nga PL. Ky do ishte qëndrim i mirëfilltë. Ky është një mesazh që ka një vlerë të caktuar. Këtu ka humbur çdo lloj kuptimi, ajo ndasi politike. Është një ndarje që do ishte e shëndetshme në çdo lloj vendi demokratik në botë. Te ne ka ndodhur diçka tjetër. Mas 2005, kur kanë qenë zgjedhjet e fundit me dy rreshtime të qarta, ka ndodhur  një lloj miksimi i pashëndetshëm i palëve politike, që kanë lënë programet, qëndrimet vizionet dhe janë vënë pas interesave, tenderëve, posteve. Ndahet torta e pushtetit si të jetë tortë fizike në tavolinë. Rast tipik në këtë fenomen është LSI që në ditët e para të inegzistencës së saj, që kalon njëherë këtej njëherë andej. Bashkohem me Ramën, pastaj me Berishën. Unë e shoh këtë reagim edhe një si mesash që të ketë një lloj rendi, që ai që zgjedhë një rrugë mos të devijojë. Partia e Metës ka bërë shkollë me vetë, por edhe Rama nuk them se nuk ka faj. Rama ka thënë që nuk ka reforma të majta ose djathta”– tha Minxhzi.

Për botuesin Carlo Bollino është e sigurtë që Meta është refuzuar në atë konges, pavarëisht se kryetari i Partisë së Lirisë e ka cilësuar si fake news lajmin e publikuar në median e tij.

Kur ne kemi folur me zv.kryetarin e Partisë Socialiste Evropiane, mesazhi ishte drejtpërdrejtë me Ilir Metën. Ne kemi parë reagimit qe PL e ka përgënjeshtruar lajmin tonë, duke e etiketuar si fake news, pastaj kemi marrë deklaratë zyrtarë. Fakti që e përgënjeshtroi , domethënë që i ka djegur refuzimi. Pse e ka etiketuar si fake news. Lajmi ishte totalisht i saktë”- tha Bollino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA