VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë Dy persona të identifikuar si Sokol Gjeci dhe Albert Cenaj janë arrestuar në Tiranë, pasi do të shkëmbenin pakon me lëndë narkotike me një 23-vjeçar.
Në kuadër të operacionit policor “White pack”, u arrestuan bashkëpunëtorët dhe u shpall në kërkim i riu që do të merrte pakon me një kilogramë të dyshuar kokainë.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Autorët 54-vjeçari nga Maminasi Sokol Gjeci dhe 42-vjeçari nga Shijaku Albert Cenaj janë konstatuar në Marikaj, duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë të riut me iniciale S. Gj., i cili është larguar me vrap.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel