Kombëtarja e Argjentinës e mbylli me dy fitore turneun në Shtetet e Bashkuara dhe lojtarët e saj u rikthyen në klubet e tyre. Paris Saint-Germain, në fakt, vendosi t’i jepte leje Lionel Messit që të pushojë dy ditë, para se të bashkohet me parizienët në stërvitje.
“Vendosa t’i jap Messit 48 orë pushim për shkak të lodhjes në dy ndeshjet që luajti me kombëtaren e tij në Shtetet e Bashkuara. Nesër ai do të kthehet me skuadrën,” siguroi Cristophe Galtier në një konferencë për shtypin.
Te PSG janë të lumtur me performancat e Leo Messit në këtë fillim sezoni dhe për këtë arsye kanë shfrytëzuar rastin që ai të pushojë, pasi në javët në vijim do të ketë një seri të rëndësishme ndeshjesh në Ligën Franceze dhe Champions.
Trajneri Galtier e sheh të lumtur dhe mendon se impakti i tij është shumë më pozitiv krahasuar me një vit më parë. Përveç kësaj, ai e di se argjentinasi po mendon të shkojë në Botëror në formën më të mirë, ndaj është shumë i motivuar që të ketë paraqitje sa më pozitive te PSG.
Ndeshja e fundit (nga 11 gjithsej) para Botërorit do të jetë më 13 nëntor, kundër Auxerre, në Ligue 1, një javë para fillimit të eventit të madh të vitit.
Top Channel