De Zerbi dhe Tonali, shifrat e Tottenham janë ‘horror’, asnjë fitore dhe asnjë gol i shënuar në 4 ndeshjet e para
Vetëm përpara një viti dukej i destinuar të zbriste në Divizionin e Tretë, por në fakt erdhi ngjitja në elitën e futbollit anglez, Premier League në playoffin e Wembley. Por përralla e Hul City është e destinuar të vazhdojë. Një prej arkitektëve të kësaj skuadre është Sergej Jakirovic, një trajner kroat që nuk i përket ajkës së trajningut evropian.
Basti i vënë nga drejtuesit e klubit ishte të besonte te dikush që kishte vetëm një eksperiencë në Turqi me Kayserispor, pas një sërë pankinash në Kroaci duke arritur kulmin me Dinamon e Zagrebit.
U zgjodh nga Hull City në verën e vitit 2025 dhe që nga ai moment mund të mburret me një ngjitje mrekulli në Premier League për të bërë një start të sezonit të jashtëzakonshëm duke befasuar çdokënd. Ditën e debutimit madje mposhti Manchester United duke krijuar menjëherë një pështjellim në kampionain më prestigjioz anglez. Të kthyer pas 9 vitesh në kategorinë më të lartë të futbollit anglez, futbollistët e Jakirovic bënë mrekullinë duke i mposhtur Djajtë e Kuq me rezultatin 2-0. Protagonisti i madh dhe autori i golit të dytë ishte Nobel Mendy, senegalezi që u transferua në sesionin e fundit të merkatos dhe që kushtoi 25 milionë euro. Një tjetër protagonist i madh i suksesit ndaj skuadrës së Michael Carrick dhe fillimit të shkëlqyer të sezonit është edhe portieri grek Konstantinos Tzolakis.
Por historia më sugjestionuese është e lidhur me algjerianin Mohamed Bachir Belloumi, autori i dygolëshit vendimtar në ndeshjen me Chelsea në Stamford Bridge. Ata që kanë pasur fatin e mirë për motive futbollistike dhe fatin e keq për ato të lidhura me moshën, për të ndjekur Botërorin e 1982, me siguri e kujtojnë të atin e futbollistit aktual të Hull City, Lakhdar Belloumi, që pas asistit të Allah Rabah Madjer, ishte autori i golit të fitores së Algjerisë ndaj Gjermanisë Perëndimore në fazën e grupeve, arritja më e madhe e futbollit afrikanoverior, pas vendit të katërt të Marokut në Botërorin e 2022.
Tani djali i tij është një prej pikave të forta të Hull City. Përveç dygolëshit ndaj Chelsea, ai nuk mund të përkufizohet një goleador por një sulmues i majtë që mund të luajë në të dy krahët, i shpejte, i zhgdërvjellët dhe i zoti edhe në dribling.
Top Channel