Andy Carroll ‘nxjerr zbuluar’ Rooney: Pinte alkool dhe cigare në grumbullimet me Capellon
Skena surreale u shfaqën në Saudi Pro League në ndeshjen mes Al Taawon dhe Al Hilal dhe në qendër ishte Ruben Neves. Kur loja ishte e ndalur dhe Neves kishte topin në këmbë, disa tifozë të Al Taawon nisën të provokonin mesfushorin portugez në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Nga tribunat e stadiumit u dëgjuan në mënyrë të vazhdueshme koret ‘Jota, Jota, Jota’ si një tallje për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish shokut të skuadrës së Neves, Diogo Jota që vdiq në një aksident rrugor, pak më shumë se përpara 1 viti.
Dukshëm i tronditur dhe i nervozuar, Ruben Neves iu drejtua tifozëve duke bërë duartrokitje ironike dhe duke bërë më gjeste frazën; ‘Diogo po ju sheh nga lart’. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori bëri edhe një koment tjetër: ‘Shpresoj të mos shkojnë të luten pas asaj që bënë sot…’.
Ndërkaq edhe karma e bëri punën e vet, Al Hilal e mundu Al Taawon me rezultatin tenistik 6-0 duke i dërguar në shtëpi ata ‘tifozë’ me turinj varur.
Shiko këtu momentin e tifozëve
Shiko këtu deklaratën e Neves pas ndeshjes
Top Channel