Infantino: Tirana është kryeqyteti i Botës, më ndaluan në aeroport prej dhuratës së shqiptarëve!

29/09/2022 18:59

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

Infantino: “Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohësh kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s dhe të gjithë ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim, por ajo që shoh nuk është 20 vite më pas, por 2000 vite. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadium është një simbol, stadium ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyeti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falenderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport.

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare.  Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA