Dita e filmave në gjuhën shqipe, drejtori i TIFF tregon të veçantat e edicionit të 20-të

27/09/2022 15:45

Tirana International Film festival po vijon në ditën e katërt të tij, duke shfaqur pranë Kinema Millenium, si dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”, filmat që janë në konkurrim.

Në programin e ditës së sotme janë edhe 7 filma të kategorisë IN ALBANIAN, ku kushti kryesor për të qenë pjesë është që filmi duhet të jetë në gjuhën shqip.

“Këtë vit ka pasur goxha prurje në këtë kategori, kushti kryesor që kemi vendosur është që filmi duhet të jetë në gjuhën shqip”, shprehet drejtori i TIFF, Agron Domi.

Për herë të parë në edicionin e 20-të të TIFF, është vendosur kategoria PANORAMA.

“Për këtë kategori kemi një një juri speciale të formuar nga Partneret zyrtare te TIFF 2022, nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, nga QKK dhe Top Channel”, shpjegon Domi.

Një tjetër risi në këtë edicion jubilar është thirrja për për Screenplay Contest, që ka për synim realizimin e skenarëve.

“Kemi hapur një thirrje për skenarët këtë vit të quajtur screen play contestiff. Thirrja nuk është vetëm për të gjykuar skenarët më të mirë, po për te pare mundësinë e realizimit te tyre”.

Më datë 30 shtator TIFF, Oscar and European Film Awards-qualifying, do të përmbyllet me ceremoninë e  ndarjes së çmimeve, ku do të shpërndahen 25 çmime nga juritë profesioniste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA