Kulluri në Top Story: Fasha 800 kW/ h nuk e mbron mjaftueshëm konsumatorin

26/09/2022 21:30

Komentatori Edvin Kulluri i ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story tha se fasha e energjisë elektrike 800 kW/ h e vendosur nga qeveria nuk e mbron konsumatorin.

“800 KW/h janë të pamjaftueshme për një familje mesatare. Në shtëpinë time kemi paguar 180-185 dhe mblidhemi në shtëpi në orën 7 të darkës. Unë kam panel diellor për ngrohjen e ujit dhe të gjitha pajisjet që kursejnë. Nuk është Ukraina arsyeja, Shqipëria nuk ngrohet me gaz por me energjinë elektrike. Meqë ne nuk varemi nga gazi ne nuk na impakton mungesa. Ku është specifika e Shqipërisë, nuk ka më shumë se 10 mË të shtuar nga kjo qeveri në më shumë se 9 vite. Mos them 0, do them 5-10 mW. Kur ka ikur Gjiknuri nga zyra ka pasur një mal me kërkesa të pamiratuara, çfarë kanë bërë ata?! Unë kur dilja nuk dilja pa minimumi 5 shkresa të firmosura”, tha Kulluri.

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kW/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.

Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan  9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.

Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA