Formacioni ndaj Islandës/ Rikthehet skema e vjetër, Reja ul në stol “yllin” e Kombëtares

26/09/2022 20:40

Edy Reja i kthehet skemës së tij të parapëlqyer 3-5-2 në përballjen e fundit të kësaj fushate eliminatore të Nations League, përballë Islandës, në “Air Albania” (e martë, 20:45).

Në mungesë të Arlind Ajetit, që sikurse konfirmoi edhe Reja, ka pasur temperaturë orët e fundit, në qendër të mbrojtjes me tre do të vendoset Gjasula, krah të cilit do të jenë Ismajli dhe Veseli.

Lajmi i mirë është aktivizimi i Balliut në krahun e djathtë të mesfushës, çka tregon se e ka kaluar shqetësimin fizik që ndjeu në përballjen me Izraelit (u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë), ndërsa në të majtë, në vend të Hysajt (e pranoi se zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta me Kombëtaren ndaj Izraelit), pritet të luajë titullar Lenjani.

Sa i përket mesfushës, në qendër pritet të luajnë Ramadani dhe Abrashi, ndërsa Bajrami paksa më i avancuar, pas dyshes sulmuese Cikalleshi-Uzuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA