“Kam firmosur deklaratë që jam i pastër”/ Ish-presidenti Meta sfidon Autoritetin e Dosjeve: Më çoni në ndjekje penale, unë e kam fituar betejën

22/09/2022 21:23

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritura ndaj tij se ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë me Sokol Ballën në “Top Story”, Meta sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të nisin ndjekje penale ndaj tij nëse kanë prova, ashtu siç ai i paditi më 1 shtator.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se ka marrë certifikata të pastërtisë nga komisionet shtetërore dhe ka firmosur deklarata që nuk ka qenë ish-sigurims.

Ai tha se Autoriteti në përpjekje për të dëmtuar figurën e tij, ka dëmtuar edhe qytetarë të tjerë duke iu përmendur emrat në listë.

“Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar.

Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autoritet, që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provokojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është betejë e fituar kjo, ka mbaruar me kohë”- tha Meta në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA