“Unë nuk do bëja foto me Trump”/ Diskutimet në Top Story, Çakuli: Rama e teproi me fjalët në postim. Kapri: Është gjuha e një njeriu në hall

01/10/2026 22:48

Në emisionin “Top Story” është diskutuar postimi i kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një foto ku shfaqej përkrah presidentit amerikan Donald Trump.

Rama e shoqëroi imazhin me një koment ironik, duke iu referuar debatit publik mbi faktin nëse kishte apo jo një takim mes tij dhe Trump. Në studio, panelistët u ndanë në vlerësimet e tyre për postimin, gjuhën e përdorur nga kryeministri dhe mënyrën se si opozita e ka trajtuar këtë çështje.

Çakuli: Mund ta thoshte tamam çfarë ka kandari se ne nuk themi kokrra. Më duket gjë e mirë që nuk foli në fillim se ka takuar presidentin Trump dhe i la këta të flasin se nuk e kanë takuar. Tani bëri mirë që e hodhi foton, por nuk është ndonjë gjë e madhe si foto. ‘Kokrrat e kandarit’ nuk kanë përse të përdoren, fjalia e fundit. U ul në nivelin e këtyre që flasin kështu.

Kapri: Është gjuha e njeriut që ka një hall. Është foto protokollare.

Çakuli: Çfarë halli thoni? Thatë se do të arrestohet në Amerikë. E di çfarë fotoje është.

Koçi: Opozita bëri gazë faktike për këtë çështje dhe ai del i fituar falë gabimit të tyre. PD e ka lënë Ramën të drejtojë 16 vite dhe ky është dënimi që i ka bërë PD.

Çakuli: Të isha unë, nuk do të pranoja të bëja foto me Trump. Kam pikëpamje të tjera.

Top Channel