Video intime të personave publikë masivisht në rrjet, Filip Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

01/10/2026 21:45

Në Top Story me Grida Dumën vijon diskutimi në lidhje me pamjet intime të personave publikë të shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Filip Çakuli, i ftuar në studio, ka komentuar mbi ngjarjen, ku shprehet se pavarësisht se autorët do të dënohen, dëmi i madh moral që i është shkaktuar viktimave është i madh.

Çakuli: Dëgjova emrin e Aurela Gaëes, emër i madh. Ndoshta gjykata do t’i dënojë autorët, por kurrë nuk do të shuhet ndotja që i kanë bërë emrave të këtyre personave. Kur janë këto video me intimitete, hapen me shpejtësi. Të kesh video që mezi marrin lekët pensionistët, nuk e hap asnjë njeri. Këto janë ëprgjegjësi jo vetëm e policisë, por e gjithë shoqërisë.

Karamuço: Ajo që është abuzuar është se kush ka pasur fotografi me këtë person ka pasur aludime se kanë qenë në dhomën e tij. Por asnjëra nuk del që është në video.

Çakuli: Kur doli ëështja e Klinton, nuk u mor njeri me aspektin personal. U morën institucionet përse ai kishte gënjyer popullin. Anën morale nuk mund ta qepësh me pe të bardhë, jo gjykata të dënon, por morali. U hapën fjalë për gruan e Çezarit, gjykata e shpalli të pafajshme, por Çezari nuk e bëri. Je gruaja e Çezarit, nuk mjafton të jesh e pafajshme. Ai ishte në dijeni të kamerave dhe ka mashtruar që nuk është kamera. Përgjegjësi është ai (Hila) i pari dhe përhapësit e videove. Ky (gazetari) që vetëofrohet si shpërndarës i videove, është thirrur?

Top Channel