“Me një të rënë të lapsit, shuan 15 bashki të tjera”, Berisha paralajmëron tubim: Protestë rinore qytetare më 8 tetor kundër Reformës Territoriale

05/10/2026 14:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvillohet më 8 tetor kundër Reformës Territoriale.

Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e protestës, duke e lidhur atë me kundërshtimet ndaj reformës së propozuar dhe ndryshimeve në hartën administrative të vendit.

Sipas Berishës, reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive të tjera, duke i cilësuar ndryshimet si një vendimmarrje që prek drejtpërdrejt komunitetet lokale.

“Me një të rënë të lapsit, shuhen 15 bashki të tjera”, deklaroi Berisha, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 tetorit.

Top Channel