Forumi, platformë për opozitën, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki

05/10/2026 15:37

Partitë e opozitës nuk kanë ende një formulë për zgjedhjet lokale  po idetë nga jashtë nuk mungojnë. Forum i dialogut politik ofron një platformë ku sugjeron si fillim bashkimin e çdo faktori opozitar pa përjashtuar protestën e bulevardit.   

“Të bashkohen qoftë partitë politike brenda dhe jashtë parlamentit të reja dhe të vjetra por edhe protesta, jemi në kushte emergjence”, tha Ermal Hasimja.

Opozita përballjen  më të afërt elektorale e ka në zgjedhjet lokale të 2027 ndaj për nismëtarët e forumit të dialogut politik formula fituese është një kandidat i përbashkët për çdo bashki.

“Kandidat i përbashkët në çdo bashki, balotazh, pra zgjedhje lokale me dy raunde, liste e përbashkët dhe për anëtarët e këshillave bashkiak”, tha Hasimja.

Dash Shehi dhe Gjergj  Bojaxhi dikur në politikën aktive  sot e shohin nën një tjetër kënd.

Nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, ne  proporcional kombëtar me  koalicione parazgjedhore, tek një qeveri kujdestare  dhe listë  e përbashkët për zgjedhjet parlamentare  janë disa nga idetë e forumit të dialogut politik që i ofron çdo faktori opozitar me qëllimin synimin e  përbashkët, largimin  e Edi Ramës nga pushteti.

Top Channel