“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament”, Berisha paralajmëron bojkot? Balla: Uroj të mos e merrni atë vendim

05/10/2026 15:38

Kryetari i opozitës Sali Berisha nuk e shfrytëzoi seancën plenare dedikuar problemeve të qytetarëve për të sjellë zërin e tyre.

U ndal gjatë në atë që e quajti “mospasje interesi kombëtar nga socialistët në të folurin për një çështje me interes kombëtar siç e vlerësoi ai zhvillimet në SHISH. Lëshoi kritika të forta si po funksionon parlamenti.

“Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës”, tha Berisha. 

Këtij qëndrimi të zotit Berisha i cili mund të tingëllojë si një bojkot i parlamentit,  iu përgjigj kreu grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke i kujtuar se çfarë ka ndodhur kur opozita i ka është larguar jetës parlamentare.

“Uroj të mos e merrni atë vendim. Mos përsërisni skenarët e 2019-“Nuk është asnjëherë rastësi, që nga Rambujeja e deri më sot, sa herë Kosova ka halle dhe nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm kundër institucioneve demokratike të Shqipërisë”, tha Balla. 

Top Channel