24/11 21:11
Pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit.
Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se ndonëse është moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro 2024.
“Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende”- tha CR7, i cili mori çmimin “Quinas de Ouro” si golashënuesi më i mirë, i dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit.
Më tej sulmuesi theksoi se dëshiron që të luajë edhe në Europianin 2024.
“Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror 2022 dhe në Kampionatin Europian 2024. Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”-shtoi ai.
Top Channel