Dhima, kampion jo inteligjent/ Përgjigja e Gjozës: I vëllai prezent me sportistët me drogë

06/09/2022 19:55

Nuk ka vonuar shumë dhe me sa duket Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka mundur të argumentojë një pjesë të dyshimeve të saj në lidhje me pozitivitetin e dy peshëngritësve shqiptarë Evangjeli Veli dhe Herlison Ismailanji.

Në reagimin e tij pët Top Channel presidenti Elez Gjoza numëron disa argumenta.

“Çfarë do ky trajner i një vendi fqinj me sportistet tanë kjo nuk lejohet dhe për më tepër unë nuk kam akuzuar Pirro Dhimën por Odise Dhimën ai ka qenë aty, por Pirro ka dashur me ta ngatërrojë bisedën”.

Më tej Gjoza vazhdon…

“Të dy sportistet që u kapen me doping garojnë në Greqi pa leje”.

 Ndërkohë që sipas kreut të federatës, Shqipëria ka pasur edhe raste të mëtejshme të dopingut që lidhen me Greqinë.

“Në 2014, 3 sportistë shqiptare të stërvitur ne Greqi u kapen pozitive”.

Ndërkohë që në fund për deklaratën e Pirro Dhimës në lidhje me kërkesën që do të bëjë ai për ta pezulluar nga kreu i federatës shqiptare të peshëngritjes, Elez Gjoza e ka një përgjigje.

“Pirro Dhima është një njeri me nivel inteligjence mesatare të një njeriu normal, s’ka ca më bën asgjë”.

Top Channel