Gara off-road BMW në Karpen/ Kurorëzimi i fituesve do të bëhet në kampingun pa emër

05/09/2022 19:58

Kompeticioni i mirënjohur i garave off-road BMW Motorrad GS trophy këtë vit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion.

Nën moton “Eksploroni të papriturat” vendi ynë është i pari në kontinentin evropian që përzgjidhet për të zhvilluar kompeticionin e adhuruar nga fansat e motorit nëpër botë.

57 garues nga 14 shtete do të konkurrojnë për 7 ditë mbi motorrët e tyre BMW duke i rënë rreth e qark Shqipërisë.

Nisja dhe kurorëzimi i fituesit do të bëhet në plazhin e Karpenit në Qerret në “Kampingun Pa Emër”. Organizatorët shprehen se në vendin tonë kanë gjetur një mrekulli dhe se 2 vite punë ia vlejtën, pasi kushtet në “Kampingun pa Emër” janë përtej pritshmërive.

Pilotët janë të emocionuar jo vetëm për garën, por edhe për të parë bukuritë që ofron Shqipëria.

Gara do të jetë e ndarë në 20 faza, ndërsa motoristët do të nisen nga Karpeni për të përfunduar në jug të Shqipërisë. Çmimi i madh do të jepet në plazhin e Karpenit, në “Kampingun Pa Emër”aty ku mbi 200 veta, staf dhe pjesëtarë medietikë janë akomoduar për këtë kompeticion botëror.

Top Channel