“President paguaj dritat”, tifozët e skuadrës së Fabregas ironizojnë të parin e klubit

30/08/2022 08:56

Como-Brescia e luajtur për llogari të javës së tretë në Serie B dhe e përfunduar me rezultatin 0-1 për miqtë, është shndërruar në një sfidë shumë të përfolur në Itali. Jo për atë që prodhoi fusha e lojës, por për incidentin me dritat e stadiumit.

Teksa luhej minuta e 25-të, dritat u fikën dhe në fushë ishte e pamundur të shikohej, një black-out që zgjati për 10 minuta. Ata që kërkuan të ndryshonin disi atmosferën ishin tifozët të cilët ndezën flakadanë dhe blicet e telefonave.

Mirëpo, sapo argëtimi mbaroi, tifozët nisën një kor ironizues kundër presidentit të Como, Dennis Wise. “President paguaj dritat”, ishte fraza që ushtonte në stadium. Kujtojmë se Como në këtë sezon të Serie B ka investuar në merkato teksa ka transferuar edhe Cesc Fabregas apo Patrick Cutrone, mirëpo duket se ka ende probleme në infrastrukturë.

Top Channel