West Ham bën goditjen më të madhe në merkato, zyrtarizon ish-lojtarin e Milanit

29/08/2022 21:46

Klubi i West Ham zyrtarizon marrëveshjen me Lucas Paqueta, ish-futbollistin e Milanit dhe së fundmi të Lyon. Braziliani i ka kushtuar arkave të klubit anglez plot 43 milionë euro ndërsa 17 milionë të tjera do të paguhen në drejtim të francezëve në formën e bonuseve.

Falë kësaj shifre që në total prek 60 milionë euro, Paqueta shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e West Ham teksa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Sakaq, nga ky transferim përfiton edhe Milan që kishte ruajtur të drejtën e një përqindje në rast se fantazisti do të largohej një ditë nga Lyon. Kështu, në xhepat e kuqezinjve do të depozitohet 10% e shumës së shpenzuar për Paqueta nga ana e West Ham. Sakaq, 25-vjeçari do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit David Moyes për të qenë në dispozicion për ndeshjen e radhës të Premier League.

Top Channel