“Icardi? Jo, nuk ka qenë në planet tona”, Galiani zbulon emrin e madh që i refuzoi

29/08/2022 12:34

Monza e Adriano Gallianit dhe Silvio Berlusconit ka zhgënjyer në këtë fillim edicioni duke koleksionuar humbje në tre javë.

“Kampioni i madh që u përmend nga presidenti ditët e fundit është Dybala. I kisha ftuar agjentët në shtëpinë time, por lojtari preferoi Romën”, tha për “Corriere della Sera”, shkruan SuperSport.

Dybala ishte dëshira e madhe e Monzës për sulmin, por argjentinasi u tundua menjëherë nga kryeqytetasit.

Mauro Icardi ishte emri që u përfol për një rikthim në Itali, por duket se ka qenë vetëm një spekulim, teksa Galliani e ka shmangur sulmuesin e PSG-së.

Monza është mundur nga Torino, Udinese dhe Napoli në tre javët e para dhe ende kërkon rezultatin e parë pozitiv në elitën e futbollit italian.

Top Channel