Aksidenti me Hamilton, Alonso: Çfarë idioti, di të ngasë vetëm kur niset i pari

29/08/2022 13:16

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës nuk shkoi aq mirë për Lewis Hamilton dhe Fernando Alonson, me dy pilotët që u përplasën që në start.

SuperSport shkruan se megjithatë ky moment duket se e ka acaruar keq Alonson, i cili ka shpërthyer ndaj pilotit të Mercedes.

“Çfarë idioti! Ne kishim bërë një fillim mbresëlënës. Ky djalë di të ngasë vetëm kur e nis garën i pari.”-u shpreh Fernando.

Ndërsa replika e Lewis ishte: “Nuk kam përgjigje, e di se si ndihesh, por është mirë të dish se çfarë mendon për mua. Më mirë të jetë publike se si ndihet. Siç thashë, ishte e paqëllimshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë, gjë që bëjnë të rriturit. A do të kërkoj falje? Jo. Ai do të kisha bërë derisa të dëgjova atë që ai tha.”

Top Channel