Manchester City dridhet por arrin të marrë 3 pikët në Etihad Stadium në sfidën me Crystal Palace duke e mundur 4-2.

Protagonisti absolut për skuadrën e Guardiolës u bë Erling haaland, që me tregolëshin e tij nxori nga telashet kampionët e Anglisë të cilët në pjesën e parë e panë veten në disavantazhin 0-2 pas autogolit të Stones dhe golit të Andersen  brenda 9 minutave të para të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Manchester City ndërroi fytyre dhe shkurtoi diferencën me Bernardo Silvën në 2-1. Më pas i erdhi Haalandit që të japë shfaqjen e tij me norvegjezin që barazoi rezultatin në 2-2 dhe më pas kompletoi përmbysjen me dy golat e tjerë të shënuar në minutat 70 dhe 81  për të fiksuar shifrat në 4-2 në favor të Citizens

Manchester United duket se po e merr pak  nga pak veten në Premier League angleze. Skuadra e djajve të kuq regjistroi një tjetër fitore në kampionat këtë radhë në fushën e Southamptonit me rezultatin 1-0 në një sfidë të cilën Cristiano Ronaldo e nisi sërish nga stoli duke u aktivizuar në pjesën e dytë për 25 minuta. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Erik Ten Hag u bë pikërisht Bruno Fernandes me golin e shënuar në minutën e 55 pas një assisti të marrë nga Dalot me Manchester United që pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 6 pikëve duke parakaluar Southamptonin në renditje që mbetet me 4 pikë. Në ndeshjet e tjera të Premier League, Liverpooli shfryn të gjithë dufin e tij ndaj bournemouthit duke e mundur 9-0, Brentford barazoi me Everton 1-1, Chelsea ndonëse në inferioritet numerik mundi Leicester 2-1, ndërsa Brightoni fitoi me Leedsin 1-0

Arsenali nuk ndalet. skuadra e Mikel Artetës fitoi dhe ndaj Fulham 2-1 në Emirates Stadium duke ruajtur vendin e parë me 12 pikë të plota  në klasifikim. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me Fulham që zhbllokoi rezultatin me Mitrovic, ndonëse ishte Arsenali ai që kishte kontrollin e lojës. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe topçinjtë barazuan me Martin Odegaard. kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Arsenali gjeti edhe golin e fitores 2-1 me Gabriel.

 

 

Top Channel