Trajneri Roberto Mancini zbulon listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Nations League që Italia do të luajë me Francën dhe Belgjikën që do të luhen në 12 dhe 15 nëntor.

Ajo që të bie në sy në këtë listë është prania e 4 futbollistëve të rinj që grumbullohen për herë të parë në kombëtaren e madhe të Italisë.

Bëhet fjalë për Alphadjo Cisse, 20 anni i Milanit, sulmuesin e Como, Mattia Liberali, 19 anni dhe dy lojtarë të tjerë shumë të rinj që do të jenë të pranishëm në pjesën e parë të grumbullimit për t’u kthyer më pas te kombëtaret U18 dhe U19 të Italisë; Riccardo Cassano i Como dhe Simone Lontani i Parmës.

Italia e ka të sigurt tashmë vendin e tretë në grupin e saj të Nations League, por skuadra 4 herë kampione e botës synon të jetë kokë serie në shortin e kualifikueseve që do të hidhet në 6 dhjetor në Belfast. Kështu që për Të Kaltrit duhen pikë për të hipotekuar përfundimisht qëndrimin në Ligën A(dy ekipet e treta më të mira shpëtojnë pa pasur nevojën që të luajnë në playoff) dhe me ambicien për të mbyllur grupin në 2 vendet e para për t’u kualifikuar në çerekfinale

Lista e plotë e të grumbulluarve te Italia

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Guglielmo Vicario (Juventus);

Mbrojtës: Honest Ahanor (Crystal Palace), Alessandro Bastoni (Inter), Riccardo Calafiori (Arsenal), Federico Dimarco (Inter), Daniele Ghilardi (Roma), Michael Kayode (Brentford), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Chelsea), Giorgio Scalvini (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Riccardo Cassano (Como), Issa Doumbia (Sporting CP), Nicolò Fagioli (Fiorentina), Davide Frattesi (Lazio), Simone Lontani (Parma), Niccolò Pisilli (Roma), Samuele Ricci (Como), Alessandro Romano (Cagliari), Sandro Tonali (Tottenham);

Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Alphadjo Cisse (Milan), Francesco Pio Esposito (Inter), Sebastiano Esposito (Sassuolo), Luca Koleosho (Paris FC), Mattia Liberali (Como), Gianluca Scamacca (Atalanta), Antonio Vergara (Napoli), Nicolò Zaniolo (Udinese).

Top Channel