Një video e kongresmenes së djathtë nga Colorado Lauren Boebert por bëhet virale në mediat amerikane ku ajo thotë se nëse qytetarëve u ndalohen armët, ata mund të përfundojnë “duke ngrënë qen”.
Duke folur dy ditë më parë në një intervistë me rrjetin Newsmax, republikania Boebert reflektonte një konfrontim që kishte pasur në vitin 2020 me demorkatin Beto O’Rourke.
Para se Boebert të vinte në zyrë, O’Rourke tha në një event elektoral në shtator 2019 ishte i përkushtuar për të hequr automatikët nga shtëpitë e qytetarëve.
Çështja e armëve është një debat delikat në SHBA teksa mbështetësit republikanë besojnë se qeveria demokrate po përpiqet me të gjitha mënyrat për të marrë armët e tyre, edhe pse të garantuara nga kushtetuta e vendit, me qëllim imponimin e politikave të saj.
Duke folur për rëndësinë e armëve për qytetarët e SHBA, Boebert tha se nëse demokratët i hiqnin ato qytetareve, ata do të nisin të hanë qen sic ndodh në Venezuelë, ku qeveria e ka bërë këtë.
“Nëse qytetarët në Amerikë çarmatosen atëherë nuk do të jemi më qytetarë por subjekte”, thotë Boebert në video.
“E keni parasysh që në Amerikë kemi parukierët e qenve që janë të mrekullueshëm, kurse në Venezuelë qentë i hanë, sepse nuk kanë armë zjarri dhe nuk mund të mbrohen nga një qeveri tiranike”, thotë Boebert në intervistë.
Lauren Boebert claims that banning assault weapons will lead to people eating dogs, ” here in America, we have gourmet treats for puppies. We have these amazing groomers for dogs. In Venezuela. They eat the dogs, and it started because they don’t have firearms.” pic.twitter.com/SOFGujhhLf
— Sarah Reese Jones (@PoliticusSarah) August 1, 2022
I nominuari demokrat për Colorado, Adam Frisch sfidoi komentet e Boebert në videon virale.
“Arsyetimi është i ekzagjeruar. Nëse Lauren Boebert pranon të debatojë do i kërkoj të thellohet pak më shumë” shkroi ai në tweeter.
Top Channel